Me motor pa targa në kufi me Greqinë, shqiptarët me kanabis tentojnë t’i ikin policisë. Kapen në Janinë

Dy shqiptarë, të dyshuar si trafikantë të drogës, janë kapur në afërsi të Janinës.
Të rinjtë nga Shqipëria, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç janë konstatuar se në kryqëzimin e Kallpaqit po udhëtonin me një motor pa targa që e kishin marrë në kufirin Greqi-Shqipëri, shkruajnë mediat greke.
Shqiptarët nuk i janë bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar. Policia helene është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve.
U desh që shqiptarët të aksidentohen gjatë ndjekjes dhe më pas të arrestohen. Sasia e lëndës narkotike po pritej nga një makinë, e cila sapo ka parë makinat e policisë, është larguar menjëherë.
Policia greke ka arritur të sekuestrojë 6 kg lëndë narkotike, 1 pistoletë dhe 2 mijë euro. Edhe një bashkëpunëtor i dy shqiptarëve u ndalua në Janinë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment