Me sytë nga turizmi/Përse “ngec” zhvillimi i tij në Gjirokastër?

0
215

Turizmi është fusha që shihet më me interes nga banorët e qytetit të Gjirokastrës për zhvillimin e ekonomisë.Të shumtë ishin ata qytetarë që shtëpitë e tyre i shndërruan në bujtina me shpresën se do të fitonin disa të ardhura më shumë nga akomodimi i turistëve pranë tyre.Ky trend bëri që të rritet edhe konkurrenca midis “bujtinave” dhe “hoteleve” që operojnë në Gjirokastër .Kjo pasi sipas vetë pronarëve të hoteleve ,turisti shkon aty pasi ka çmim më të ulët çka për një hotel me komoditet nuk i leverdis të mbajë të njëjtin çmim.Përgjatë sezonit veror por edhe në muajin e parë të vjeshtës ,Gjirokastra u vizitua nga një numër i lartë turistësh ku kryesonin nga vendet nordike si dhe vizitorë nga vendet fqinje me Shqipërin. Ndonëse gjatë ditëve të ndryshme kishte dyndje turistësh sërish nuk pati ndonjë rritje të konsiderueshme të të ardhurave për shkak se qytetin zgjedhin ta vizitojnë jo “elita e turistëve” ku më të shumtët zgjidhnin të kalonin një ditë ose thjesht një shëtitje disa orësh për tu larguar më pas drejt një tjetër destinacion. Për bizneset që operojnë kryesisht në pazarin karakteristik ky sezon do të mbahet mend si një nga më të vështirët pasi u pezulluan nga punimet riparuese të disa objekteve kulturore njëherazi edhe të kalldrëmit.Por jo vetëm shitësit u pezulluan por edhe turistët e patën të vështirë të kalonin disa momente në Gjirokastër mes pluhurit dhe zhurmës që përhapej kudo . Tani që kalldrëmi përfundoi rikonstruksionin e tij qytetarët filluan të marrin disi frymë lirisht ndërsa turistët vazhdojnë të mbërrijnë në të njëjtën formë si më parë. Pikat më të vizituara prej tyre mbeten Kështjella Argjiro ,muzet etnografikë dhe liqeni i Viroit ku ky i fundit për fatin e tij të keq u tha sërish edhe këtë verë. E ndërsa turizmi mbetet një sfidë e fortë për qytetarët dhe Gjirokastrën ,sfidë që kërkon shumë punë dhe kohë për të arritur standardet e duhura shkak për të cilën mbeten dhe politikat e gabuara që ndiqen në vend duke penalizuar të gjithë ata që e shikojnë këtë sektor si një mundësi të artë për zhvillimin ekonomik të qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here