“Më tha më jep pak fyrmë”, Juli tregon momentet e fundit të Zef Dedës

0
40

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka treguar moment e funit të  babit të tij të ndjerë, Zef Deda.

Ai ka rrëfyer se në 2020 Zefi u sëmurë me Covid dhe nuk pranonte që të shkonte në spital por ia mbushën mendjen, 1 vit më parë zbuluan se Zef Deda ishte me kancer në stomak, i cili pastaj iu përhap në trup.“E kaloi shumë keq. Nuk u dorëzua po nuk kishte ça të bënte më, se ai nuk donte të vinte as në Tiranë. Atje tha ‘të mbysin’ se shikonte në televizor duke u hedhur nga kati i dytë. Se Covid-in e agravoi më shumë media se vetë Covid-i.Ndenji në shtëpi 9 ditë, 4 ditët e fundit me 40 temperaturë. E kam marrë me zor, e kam marrë me ambulancë deri te një spital privat. Sigurisht më ndihmuan edhe këto më thanë sille këtu, por nuk doja t’a çoja në shtet. Kishte atë idenë dhe u thashë ‘po e solla në shtet e vrava para kohe’. Ishte psikoza.Ka ardhur krejt i mbaruar, pa pikë shprese. Në vitin 2020, në dhjetor. Fillova duke qarë kur e pashë atë thashë ‘iku’. Edhe i thashë mjekut ‘nuk dua të ma marr Covid’. Më iku truri se kisha mundësi. Covid ishte çështje kohe, sa më shpejt ta kapje. Por siç i kanë prindërit tanë ‘ik se nuk dua ilaçe, ik se nuk dua mjek, jemi mirë, kalon vetë’. Dhe shpëtoi