
Kryeministri Edi Rama ka humbur durimin gjatë takimit me kryebashkiakët në Pogradec, kur është shfaqur i irrituar kur dy prej tyre po bënin muhabet.
Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.
Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.
“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, iu drejtua Rama, ndërkohë që regjia e ERTV, u kujdes që të ulte në një moment volumin e zërit.