Me vranësira kalimtare, të dielën priten reshje. Si parashikohet moti në fundjavë

0
102

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobëta bore.

Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.

Shkruaj nje koment