Mediat amerikane: Ushtria ruse ka marrë urdhër për të pushtuar Ukrainën

0
189

Ushtria ruse ka marrë urdhër për të pushtuar Ukrainën! Është ky alarmi që vjen nga SHBA. Kjo gjë pretendohet nga disa prej mediave kryesore amerikane, duke cituar burime të inteligjencës si CBS, Washington Post dhe New York Times.

“Europa ndodhet në prag lufte”, thotë zv.presidentja amerikane Kamala Harris, duke shpjeguar se diplomacia është duke punuar.

Situata paraqitet e tensionuar, teksa Bjellorusia deklaroi se trupat e Moskës do të qëndrojnë në territorin e saj edhe pas manovrave të përbashkëta.

Ndërkohë në zonën e Donbasit vijojnë të shtënat, ku separatistët filo-rusë, akuzojnë forcat e Kievit për vrasjen e dy civilëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëron se “çdo incident i tillë do të ketë pasoja të pariparueshme”.

Pikërisht për këtë situatë, gjatë bisedës së fundit mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij francez, Emmanuel Macron, u diskutua nevoja për të punuar për t’i dhënë fund përshkallëzimit të situatës në Lindje të Ukrainës.

Shkruaj nje koment