Mediat e huaja ngrejnë alarmin mbi terrorin që ka përfshirë Ekuadorin nga bandat e trafikut të drogës. Ato shkruajnë se në Ekuador operojnë tre banda: Sinaloa Cartel, Re Jalisco dhe mafia shqiptare.
Për këtë të fundit “Ecuavisa” shkruan se nisi të fuqizohej nga viti 2014 dhe u lidh me bandën
e quajtur “R7”.
Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.
Sipas autoriteteve vendase, bandat luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.
Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.
Shumica e dërgesave nga këto provinca transportohen në SHBA dhe Evropë. Më tej thuhet se një pjesë e lëndëve narkotike transportohet me kontenjerë nëpër porte.
Kujtojmë rastet e shpeshta të kapjes së kokainës në Portin e Durrësit. Rasti i fundit dyshohet se ndodhi rreth 10 ditë më parë.
Më shumë se 2 mijë persona kanë humbur jetën në Ekuador si pasojë e përplasjeve për të kontrolluar trafikun e drogës. Nga maji i vitit 2021 e deri më sot, janë sekuestruar 300 ton drogë në Ekuador.