Mediat e huaja, WP: Mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

0
133

AP/Washington Post

Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare protestuan kundër qeverisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

Protestuesit e udhëhequr nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë me thirrje “Rama ik”. Ata mbajtën parulla anti-qeveritare, flamuj shqiptarë e të Bashkimit Evropian dhe hodhën gurë e sende të forta drejt godinës së qeverisë Ministrisë së Brendshme.

Demokratët akuzojnë edhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për përkrahje të aktiviteteve të lidhura me drogën të vëllait të tij. Para disa ditësh, vëllai i tij, Agroni, u vetëdorëzua te autoritetet italiane për të vuajtur dënimin e vitit 2012 për çështje droge.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që më 2009, pret nisjen e negociatave muajin e ardhshëm për anëtarësim në BE.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here