MEDIAT FRANCEZE: OSBE E SHQETESUAR PER ZGJEDHJET NE SHQIPERI.

0
167

“Zgjedhjet lokale në Shqipëri shqetësojnë OSBE-në per mungesën e demokracisë” shkruan portali informativ francez Courrier des Balkans. Dhjetë ditë nga zgjedhjet lokale të parashikuara për 30 qershor, situata mbetet tejet e paqartë në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta i gjendur përballë një bojkoti të opozitës ka anulluar datën e zgjedhjeve lokale, vendim I cili është kundërshtuar fuqishëm nga shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama. Në këtë klimë të tensionuar politike, shkruan Courrier des Balkans, OSBE-ODHIR publikoi raportin e saj të përkohshëm për zgjedhjet e 30 qershorit, ku verehet shqetesimi për mungesën e opozitës në 61 komuna dhe vë në dukje se “kodi zgjedhor nuk parashikon asnjë rregull specifik për zgjedhje pa opozitën”. Artikulli francez qe i referohet raportit te OSCE-ODHIR-it, rendit pikat ku çalon organizimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, shumë rekomandime të OSBE-së mbeten të paadresuara, si ato që lidhen me paanshmërinë e komisionieve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatës, dekriminalzimin e shpifjes dhe mekanizmin për zgjodhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), etj. OSBE gjithashtu vë në dukje se peisazhi audiovizual është nën kontrollin e një familjeje të afërt me kryeministrin Edi Rama, që nga koha e tij si kryetar bashkie në Tiranë. Hoxhat, kanë nën kontroll tre nga pesë kanalet televizive kombetare. Nje situatë shume problematike me kontrollin mbi përdorimin e medias nga partitë politike, pasi dhe KQZ ka dështuar për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias brenda afateve ligjore. Më 17 qershor, Edi Rama është shprehur se do të padisë gazetarin gjerman të gazetës Bild i cili ka botuar sërisht një breshëri përgjimesh telefonike të cilat nënkuptonin që disa votime kanë qënë « blerë » nga Partia Socialiste në pushtet, në bashkëpunim me rrjetet kriminale dhe me mbështetjen e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme, shkruan Courrier des Balkans.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here