Mediat greke: Në progres-raportin e KE ngrihet shqetësimi edhe për Fredi Belerin

0
88

Në progres-raportin e KE, sipas mediave greke, është ngritur shqetësimi edhe për burgosjen e kryebashkiakut të Himarës Fredi Bleri.

Theksohet se paraburgimi i tij “ngre shqetësime serioze” .

Në veçanti, Komisioni raporton se marrëdhëniet me Greqinë mbetën të mira në përgjithësi, me kontakte të vazhdueshme politike. Të drejtat e minoritetit grek, veçanërisht të drejtat pronësore të minoritetit grek, mbeten objekt mosmarrëveshjesh në marrëdhëniet dypalëshe.

Paraburgimi i kryebashkiakut të sapozgjedhur grek, i cili u arrestua në prag të zgjedhjeve vendore dhe gjykimi i të cilit nisi më 14 shtator me akuzën e blerjes së votës, ka shkaktuar tensione dypalëshe dhe ka ngritur shqetësime serioze, thekson Komisioni.

Kërkesat e tij për t’iu dhënë leje të posaçme për t’u betuar janë refuzuar dhe Gjykata e Lartë pritet të diskutojë nëse do ta referojë apelin në një gjykatë, shton ai.

Në të njëjtën kohë, ai vë në dukje se Gjykata Kushtetuese ra dakord në tetor të vendosë për kushtetutshmërinë e procesit gjyqësor penal pas arrestimit të tij. 

Në të njëjtën kohë, Komisioni raporton se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin bazë, duke përfshirë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, ndërsa Tirana raportohet të ketë kontribuar në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit drejt BE-së me bashkëpunimin drejt zbatimit të planit të veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Shkruaj nje koment