
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur sot hetimet paraprake për ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu për akuzën e shpërdorimit të detyrës në tragjedinë e Gërdecit, duke ia kaluar çështjen për shqyrtim gjykatës. Ndërkohë SPAK vijon hetimet për procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes, që mund të çojë në ngritjen e dy akuzave të tjera për Mediun e zyrtarë të tjerë të lartë.