Mediu zbardh mesazhet e DASH: Kërkuan garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

0
27

Delegacioni i Parlamentit shqiptar, me përfaqësues të PD dhe PS, ishte pjesë e Mëngjesit të Lutjeve në Kongresin Amerikan. Pjesë e delegacionit ishte edhe kreu i PR, Fatmir Mediu.

I ftuar në Euronews Albania, Mediu zbardhi edhe mesazhet e DASH drejtuar politikës shqiptare. Mediu tha se DASH e kishte bërë të qartë se Parlamenti shqiptar duhet të funksionojë në normalitet të plotë.

Po ashtu, Mediu tregoi se DASH kishte kërkuar nga politika shqiptare garantimin e zgjedhjeve të lira.

“Mesazhi ishte i qartedhe në takimin e zhvilluar në DASH me përfaqësues të PD dhe PS, që duhet të funksionojë normalisht parlamenti  dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe ndershme. Parlamenti ka të gjitha autoritetin për të kontrolluar qeverinë”,  tha Mediu.