Meloni kryeministre/ Italia, një tjetër “rebele” në BE?

0
212

Fitorja e të djathtës në zgjedhjet e Italisë ka të ngjarë të përkthehet në bashkimin e Romës me Poloninë dhe Hungarinë për të adoptuar një qëndrim euroskeptik për çështjet e Bashkimit Evropian.

Do të ketë patjetër një ndryshim në pozicionimin e qeverisë italiane në krahasim me dy qeveritë e kaluara të Mario Draghit,” thotë për Euronews, Luca Tomini, politolog në Universitetin “Free Brussels”.

Unë mendoj se ajo që duhet të presim është një qëndrim më euroskeptik i qeverisë italiane për disa çështje. Ndoshta do të ketë një riorganizim të Italisë së bashku me qeverinë e Polonisë veçanërisht“, shtoi ai.

Fratelli d’Italia, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, dhe partnerët e saj të koalicionit – Lega e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit – mblodhën më shumë se 43% të votave.

Ato lanë pas koalicionin e qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Demokratike e Enrico Letta-s (26.2%), platforma e të cilit u pa si një vazhdimësi e politikave të ndërmarra gjatë një viti e gjysmë të fundit nga kryeministri teknokrat në largim, Mario Draghi.

Meloni, e cila do të bëhet liderja e parë femër e vendit, tani pritet të drejtojë qeverinë më të djathtë dhe euroskeptike që ka pasur Italia që nga Lufta e Dytë Botërore.

Draghi, i cili e ka mbrojtur me sukses eurozonën përmes krizës së trazuar të euros, gëzon respekt në Itali dhe në të gjitha kryeqytetet e BE-së. Qëndrimi i tij i shkurtër në Kryeministri e vuri Italinë në qendrore të diskutimeve të BE-së mbi rimëkëmbjen ekonomike të bllokut pas COVID-it, por edhe mbi përgjigjen më të mirë ndaj luftës ruse në Ukrainë dhe pasojave të saj negative në çmimet e energjisë dhe inflacionit.

Si kryeministre, Meloni mund t’i japë fund kësaj qasjeje.

Giorgia Meloni ka pohuar gjithmonë se ajo dëshiron të vendosë Italinë të parën, pak a shumë si slogani i Trump-it, dhe thekson rëndësinë e shteteve-kombe në procesin e integrimit evropian“, analizon Leila Talani, drejtore e Qendrës për Politikën Italiane në Kings College London.

Ne mund të presim më shumë veto dhe kompetenca vetoje apo shprehje të vetos nga kjo qeveri”, shtoi ajo.

Shumë vendime të BE-së duhet të miratohen unanimisht nga të gjitha vendet anëtare, të tilla si ato që kanë të bëjnë me buxhetin e bllokut dhe politikën e jashtme duke përfshirë sanksionet. Polonia dhe Hungaria kanë kërcënuar rregullisht se do të vënë veton ndaj politikave të rëndësishme të BE-së në mënyrë që të marrin lëshime nga Brukseli për çështje të tjera dhe Italia tani shihet se po ndjek shembullin e tyre.

Qeveria e re do ta shikojë BE-në si një kufizim dhe jo si një mundësi për të ushtruar ndikim përtej kufijve. Ajo nuk do të ketë një politikë të përcaktuar qartë të BE-së, edhe për shkak të dallimeve të mëdha të brendshme midis tre anëtarëve të saj partiakë dhe atyre përkatës”, thotë Alberto Alemanno,  profesor i së Drejtës së Bashkimit Evropian në HEC Paris.

Meqenëse zgjedhjet e BE-së së shpejti do të afrohen, tundimi si për Melonin brenda ECR-së ashtu edhe për Salvinin brenda grupit ID për të marrë anën e Polonisë dhe Hungarisë, mund të bëhet i papërmbajtshëm.

Për ta përmbledhur, Italia nuk do të jetë më një forcë për të mirën brenda BE-së, por një shtet anëtar i lirë që do të marrë – në vend të dhënies – sa më shumë që mundet dhe do të pushojë së kontribuuari në vendimmarrje të mëdha. Do të jetë vetëm transaksionale, pa lënë vend për solidaritet”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here