VIDEO/Memaliaj nën kontrollin e keqbërësve, grabiten tre lokale njëherësh

0
428

Qyteti i Memaliajt, po përjeton ditët e veta më të errëta që pas 1997. Tre lokale kanë rënë pre e grabitjes. Policia është në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar në drejtim të paditur. Burime për Jugunews.net konfirmojnë se lokalet që janë grabitur, figurojnë në qendër të qytetit të Memaliajt dhe i përkasin Muharrem Merdanit, Qazim Velës dhe Skënder Cakës. Shumat e grabitura në të tre lokalet, vlerësohet në gati 1 milionë lek, ndërkohë që grabitësit, nuk kanë kursyer as sende të tjera, si instrument për neskafe, fredokafe, apo dhe mallra si paketa cigare, shishe konjaku, rakie, uiski dhe disa mallra të tjera të cilat në vlerësimin e të dëmtuarve, shkonin në gati 3 milionë lek mall. Pronarët e lokaleve, ndjehen të pasigurtë për situatën që mbretëron në Memaliaj, pasi nuk është e para herë që ata grabiten nga keqbërës, ndërkohë që kanë bërë fajtore Policinë e cila nuk ka identifikuar askënd nga autorët grabitës. Situatën ata e krahasojnë me 1997 madje më keq sepse sic thonë, në atë periudhë të gjithë kishin armë zjarri dhe askush nuk afrohej të kryente grabitje për shkak të frikës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here