Një vjedhje e një sasie të madhe parash është shënuar disa ditë më parë në qytetin e Memaliajt.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur pardje burime zyrtare nga Policia e Tepelenës, kanë bërë me dije vetëm gjatë ditës së sotme se ngjarja është shënuar në Memaliaj, në banesën e një 40-vjeçari me iniciale A.K. , ku “kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash”.
Autorë e vjedhjes kanë arritur të hyjnë në banesë përmes derës kryesore.
Ndërkaq, burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vjedhur banesa e Anesti K gjatë orëve të mbrëmjes, konkretisht rreth orës 22:00.
Të njëjtat burime shtojnë se sasia e vjedhur e parave që është 55 milionë lekë të vjetra dhe 35 mijë euro, e përkthyer në lekë: rreth 100 milionë në total.
Aktualisht, asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin.