Memaliaj/Largohet banka e vetme në qytet, banorët në panik

0
628

Banorët e qytetit të Memaliajt, kundërshtojnë braktisjen e këtij qyteti, nga e vetmja bankë që funksiononte deri më sot. Bëhet fjalë për Rajfajzen Bank e cila prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, nuk do të operojë më për klientët e vet në Bashkinë e Memaliajt. Për pasojë, ngelen në vështirësi, gati 3 mijë banorë të cilët trajtohen me rrogë nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet private, apo dhe ndihmat sociale, trajtimin me pension për personat me aftësi të kufizuar dhe cdo shërbim tjetër jetik financiar, që kryehej përmes të vetmes bankë. Qytetarët e Memaliajt e kanë mësuar këtë fakt, përmes një njoftimi që është afishuar në xhamin hyrës të kësaj banke ku i lajmëronte se prej 1 janarit të 2017 e në vazhdim, cdo veprim i kësaj banke, do të transferohet drejt filialit të bankës në Tepelenë gati 7 km larg vetëm për qytetarët e Memaliajt dhe më shumë se 40 km larg nga fshati Kalivac pjesë e kësaj bashkie e cila ndodhet në pikën më të largët në kufi me rrethin e Vlorës. Vetë qytetarët, kanë shprehur shqetësimin në fjalë pasi për ta, ky veprim është tejet i cënueshëm pasi shpenzon kohë dhe të holla për transport për të shkuar në Tepelenë, pa llogaritur edhe pengesa të tjera. Në Bashkinë e Memaliajt, punojnë gati 100 punonjës, në sektorin shëndetësor gati 40, në atë administrativ shtetëror, privat gati 340, si dhe veprime të tjera që kryhen vetëm përmes bankës, cka prej 30 dhjetorit, do të pushojnë së egzistuari, do t’u duhet të udhëtojnë deri në Tepelenë, për të kryer të njëjta veprime tërheqje page, tërheqje pensioni të parakohshëm, trajtimi me ndihmë financiare etj. Nënkryetari i Bashkisë së Memaliajt Fetah Hyseni, shprehet se zyrtarisht Bashkia nuk është informuar për këtë fakt dhe e cilëson si një veprim të nxituar dhe jo produktiv për Memaliajn pasi Bashkia e Memaliajt, ka një popullsi totale që vjen e dyta në Qark pas Bashkisë së Gjirokastrës dhe kësisoj, ikja e të vetmes bankë nga qyteti, do të përkeqësonte klimën ekonomike, ndalte investimet e biznesit si dhe krijuar pasiguri.

Ky veprim, do të nxisë edhe më tepër, valën migratore nga Memaliaj, drejt zonave më të populluara urbane. Banorët i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare, të influencojnë tek Rajfajzen Bank të kthejë vendimin për largimin e saj nga Memaliaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here