Meqë Rama zgjedh Vuçiç në vend të Haradinaj,të përpiqet që për investime publike të jetë i ngjashëm si sivllau i tij.

0
139

Nga Stiliano Rushaj

Meqë Rama zgjedh Vuçiç në vend të Haradinaj, aleancë me Serbinë para Kosovës, atëhere të përpiqet që për investime publike të jetë i ngjashëm si sivllau i tij.
Serbia do të ndërtojë në 4 vitet e ardhshme Korridorin e Moravës, një autostradë 112 km e gjatë me një kosto ndërtimi 6.6mln €/km ose 745 mln €[1].
Ndërkohë qeveria Rama për 1 km rrugë harxhon 2 deri 3 herë më shumë.
Plot 256 mln € është vlera për aksin Balldren – Milot për vetëm 17 km autostradë fushore ose 15 mln€/km, pra 2.3 herë më shumë se në Serbi.
Për më tepër ndërtuesit e aksit në Serbi janë konsorciumi i njohur Enka-Bechtel pas një gare ndërkombëtare, ndryshe nga skema korruptive PPP që qeveria përdor prej 6 vitesh, duke ua dhënë pa garë oligarkëve të saj.
Projekti është relativisht voluminoz pasi autostrada kalon nëpër luginën e lumit të Moravës Perëndimor. Volumi i punës përfshin 78 ura, 24 mbikalime, 12 nënkalime, 20 mln m3 gërmim, 17mln m3 mbushje, 0.5 mln m3 çimento, 1.1 mln m3 asfalt etj[2].
Kosto për projekte të ngjashme në rajonin e Ballkanit, poashtu kanë një vlerë disa herë më të ulët se në Shqipëri.
Konkretisht autostrada kroate Rijeka-Split-Du
brovnik, në bregdetin dalmat, ka kushtuar 6.7 mln €/km.
Në Europën Qëndrore kosto varion nga 7.3 mln €/km në Slloveni e deri në 13 mln €/km në Austri[3].
Ndërkaq në Danimarkë është vetëm 5.89 mln €/
km për shkak të relievit kryesisht fushor, i ngjashëm me atë të aksit Milot-Balldren, ose 2.6 herë më pak.
Korrupsioni në Shqipëri, dhe abuzimi i qeverisë me taksat e qytetarëve për ndërtimin e vepra publike me kosto tepër të larta duhet të ndalet sa më pare.
Shqipërisë i nevojitet urgjentisht një qeveri kombëtare e dalë nga vota të lira për të shpëtuar katastrofën ekonomike, demokratike dhe demografike që po i kanoset vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here