Mer flake automjeti ne Mashkullor

Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti furgon, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qënë i parkuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment