Merkel nga Gjirokastra: Shqiperia ka probleme me demokracine

0
134

Profesor doktori gjerman Wolfgang Merkel eshte ndalur ne Gjirokaster ne universitetin Eqrem Çabej per nje leksion lidhur me demokracine ne vendin tone.
Ai thote se ne arenen nderkombtare Shqiperia shihet ende si nje vend pa demokraci te mirfillte.

Duke folur per vendin tone profesori thote se nuk mund t’u mesoj ai demokracin shqiptarve , ndonese renditet ne shifra te ulta por ajo qe theksohet eshte problemi lidhur me radikalizmin politik, ku dy partite e medha ne vend kane nje hendek mes tyre.

“Nuk ka nje ilac per ta zhdukur kete por kemi humbje te demokracis brenda partive politike.
Duke nisur qe nga kandidantet te cilet duhet te perzgjidhen per procesin zgjedhor, nuk duhet te zgjidhen nga lideret e partive por nga baza .

Duhet te jeni te shqetesuar per terheqjen e shoqerise civile nga perfshirja politike. Ky faktor ndikon ne emigrimin e asaj qe ne e kemi quajtur si ikja e trurit te nje vendi, personalitetet, njerez te afte per pune qe largohen per nje jete me te mire. Jane faktor politike ekonomike dhe sociale, duhet te bejm me shume qe te miret e kombit qe ikin ne Amerike, Itali apo Gjermani t’u ofrohen vende pune ne Shqiperi pa u larguar nga vendi.”
Ka thene prof.doct gjerman i njohur per studimet e tij ne fushen e shkencave politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here