Merr fund martesa 20-vjeçare e Jim Belushit

0
133
Getty

Çdo gjë ka marrë fund mes Jim Belushit dhe Jennifer Sloan disa muaj para se të festonin 20-vjetorin e martesës.

Sloan paraqiti kërkesën për ndarje në Los Angeles, më 5 mars, datë që përkon edhe me përvjetorin e vekjes së John Belushit, vëllait të aktorit, i cili u nda nga jeta 36 vite me parë.

Kjo ishte martesa e tretë për Belushin. Ai ka qenë i martuar me Sandra Davenport në vitet 1980-1988 dhe Marjorie Bransfield në vitet 1990-1992.

Belushi dhe Sloan kanë dy fëmijë, vajzën 18-vjeçare Jamison dhe djalin Jared, 16 vjeç. TMZ raporton se në depozitimin e Sloan, si arsye për divorcin janë kontradiktat e mëdha mes çiftit.

Shkruaj nje koment