Merret vendimi, Shqipëria heq vizat me Kazakistanin

0
55

Ne mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për heqjen e vizave me një tjetër shtet dhe konkretisht me Kazakistanin.

Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza.

VENDIM

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KAZAKISTANIT, PËR PËRJASHTIMIN E NDËRSJELLË TË KËRKESAVE PËR VIZA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.720, datë 2.9.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Shkruaj nje koment