Mertiri: Berisha eshte Gandi i ri per berishistet, mendimi opozitar ne drejtim te paditur

0
55

Nga Ergys Mertiri

Cmenduria shkon deri aty sa nje ish-deputet i PD-se shkruan se Anglia ka bere shume gabim qe ka hyre ne lufte me Sali Berishen, sepse ai tashme nuk eshte thjesht nje politikan, por nje misionar i lirise dhe se vertetes, i krahasuar me Krishtin, Muhamedin, Galileun, Xhordano Brunon, Mandelen e Gandin. E duke qene se Anglia e ka nje pervoje lufte me nje misionar te se verteres (ne rastin e Gandit), nuk duhej ta bente kete gabim.

Pra Berisha eshte Gandi i ri per berishistet dhe… mjere Anglia po hyri ne lufte me te!

Pertej komizmit, situata eshte serioze kur sheh edhe te tjere ish-deputete e funksionare te larte te foltores qe deklarojne se Berisha nuk eshte nje politikan, por nje misionar apo nje ide kombetare. Keto jane simptoma te nje sektarizmi okult qe rrezikon vetedijen politike tek opozita.

Kemi qeshur e jemi tallur pa fund kur Elisa Spiropali krahasonte Edi Ramen me Skenderbeun. Keta e kane tejkaluar dhe nuk e kane as metafore krahasimin e tij me Krishtin, Muhamedin apo Gandin. Berisha po behet nje Profet per ta.

Pa hyre ketu ne shpjegime mbi levizjen e Gandit dhe diferencen e thelle, komizmin theres te krahasimit te tij me Berishen, mjaft fakti qe Berisha shikohet si misionar i se vertetes per te kuptuar se kemi te bejme me nje tronditje te forte te sensit te realitetit. Te konsiderosh “misionar te se vertetes” nje njeri qe ne cdo tre fjale dy i ka genjeshtra, dhe kjo, jo duke e matur me faktet, por me vete fjalet e veta, me inkoherencen e tmerrshme qe Berisha ka shfaqur historikisht si lider gjate gjithe karieres se tij politike, tegon se kemi te bejme me nje nivel te avancuar te semundjes.

Keto jane ne fakt shenjat e dukshme te fondamentaliznit drejt te cilit berishizmi, me shume sesa vete Berisha, po zhytet cdo dite e me shume. E kam sqaruar ne shkrime te meparshme kete rrezik dhe, me vjen keq, ta konstatoj cdo dite e me shume. Radikalizmi, hermetizmi logjik, humbja e sensit te realitetit, shpjegimi i politikes me teori konspiracioni, jane shenja fondamentalizmit, i cili qe po e shpie mendimin opozitar ne drejtim te paditur.

Shkruaj nje koment