Merxhani denoncon tjetërsimin e votave në Tepelenë

Kreshnik Merxhani kandidanti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjirokastër ka denoncuar tjetërsimin sipas tij të vullnetit të qytetarëve nga numëruesit partiak. Sipas tij mbi 1000 vota janë shpallur të pavlefshme në qarkun Gjirokastër për këtë qëllim duke e shoqëruar dhe me video se si po manipulohen votat ne Tepelenë:

“Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.
Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment