Mes tensioneve në veri, Rama ofron “Ballkanin e Hapur” si zgjidhje për Kosovën, Serbia i bën jehonë

0
78

Zbatimi i reciprocitet nga qeveria e Kosovës ngjalli pakënaqësi që më pas shkaktuan tensione në veri të vendit. Serbët bllokuan kalimin e mjeteve drejt pikave kufitare me barrikada.

Derisa Tirana zyrtare nuk kishte bërë ende asnjë reagim lidhur me situatën, ishte kryeministri Edi Rama i cili bëri deklaratën e parë të Shqipërisë lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Megjithëse u pozicionua në mbështetje të qeverisë së Kosovës, kur deklaroi se “në këtë moment e mbështes 100 për qind qeverinë e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes”, Rama nuk e fshehu ‘egoizmin’.

Gjatë deklaratës në konferencën e përbashkët me homologun spanjoll Pedro Sanchez, Rama nuk nguroi t’i kushtonte një pjesë të fjalës edhe “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri tha se një situatë e tillë nuk tregon se nisma është e panevojshme, duke theksuar se pikërisht tensionet e sotme janë një arsye më shumë që Kosova t’i bashkohet “Ballkani të Hapur”.

Deklarata e Ramës ka marrë jehonë në median serbe “Kurir”, ndërsa lajmi është vendosur në faqen kryesore të gazetës.  

“Këto situata nuk tregojnë se “Ballkani i Hapur” është i panevojshëm apo i gabuar. Ata nuk tregojnë se qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit është e panevojshme. Këto situata tregojnë pse nevojitet Ballkani i Hapur. Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur. Kur gjërat shkojnë keq, ka dy mënyra, njëra është lufta, nga e cila askush nuk përfiton dhe mënyra tjetër është ndërtimi i paqes. Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi detyrim t’ua lëmë paqen fëmijëve”, tha Rama.

Shkruaj nje koment