Mesazhi i ambasadës në ditën anti-korrupsion: Lufta kërkon më shumë se fjalë, përmbajuni angazhimeve!

0
148

Në ditën ndërkombëtare të anti-korrupsionit, ambasada amerikane ka dhënë një mesazh, ku theksojnë se lufta ndaj këtij fenomeni kërkon më shumë se fjalë.

Gjithashtu thekson se Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre.

SHBA u bën thirrje vendeve që t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin, duke nënvizuar se kërcënon sigurinë dhe minon sundimin e ligjit.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here