Mesazhi i kryedemokratit gjirokastrit për Golemin: Refuzo garën pa rival, kthehu profesionit tënd

0
148

Kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko, permes nje deklarate per shtyp, i ka bere thirrje kandidatit te PS per Bashkine e Gjirokastres Flamur Golemi, t’i kthehet profesionit te tij te nderuar dhe mos te behet pjese e nje farse elektorale pa rival.

Ne mesazhin e tij drejtuar qytetareve te Gjirokastres. zoti Aliko i ka bere thirrje atyre, qe te braktisin takimet farse te Golemit dhe njekohesisht i’u ka drejtuar nje mesazh te qarte drejtoreve te institucioneve ne Gjirokaster, te ndalin represionin ndaj te punuesuarve per pjesmarrje ne takimet elektorale te Golemit ne Gjirokaster.

Deklarata e kreut te PD Gjirokaster, Dasho Aliko

Të dashur dhe të nderuar bashkëqytetarë!

Doja të ndaja me ju një mendim për situaten e këtyre ditëve në Gjirokastër.

Del kandidati i emëruar për kryetar Bashkie në Gjirokastër dhe takon njerëzit duke i detyruar të dalin në takime. Po për cfarë u flet vallë? Për mos ngritjen e pensioneve në këto 6 vite qeverisje?

Po mësuesve për cfarë u flet që për 6 vite ju coi rrogën vetëm 2000 lek?

Po ndihmës mjekëve përse ju flet që i ka lenë me gojë hapur nëpër pavione pa më të voglin furnizim me medikamente e paisje të tjera?!

Perse ju flet biznesmenëve, për mbylljen e qepenave ?

Perse ju flet qytetarëve? Per heqjen e fashës së energjisë elektrike e rritjen e cmimit?

Perse ju flet banorëve të Gjirokastrës qe i nxori nga ndihma ekonomike?

Perse ju flet banorëve qe ju hoqi arkivin, apo qe po ju heq të gjitha drejtoritë rajonale? Perse? Që cdo vit Gjirokkastrën po e plakin dhe e braktisin cdo ditë e më shumë?!
Sinqerisht po qe se ky (Flamur Golemi) ka pak dinjitet, do ishte më mirë t’i kthehej profesionit të nderuar si mjek e të braktiste kandidimin pa garë.
Ne nuk do lejojmë të zhvillohen votime. Ne nuk do lejojmë te instalohet monizmi.

Ne duam zgjedhje. Prandaj ftoj gjithë qytetarët e Qarkut Gjirokastër, të braktisin takimet e të mos bëhen pjesë e rikthimit të komunizmit në Shqipëri.

Dhe në fund dua të theksoj se drejtorët e Rilindjes kanë filluar presionet mbi të punësuarit dhe familjarët e tyre. Po ju jap një këshillë. Mos filloni të hiqni vetë për hatër të asaj që kanë gatuar në institucionet që ata drejtojnë.

Cdo gjë është e vërtetuar tashmë !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here