Mesdheu ,më i prekuri nga ndryshimet klimatike

0
164

Mesdheu është më i prekuri nga ndryshimet klimatike. Kjo zonë është një nga pikat më të nxehta të krizës globale aktuale dhe po goditet më shumë se pjesët e tjera të botës. Efekti i ngrohjes në Mesdhe është 20% më i shpejtë se mesatarja globale. Si pasojë e kësaj, në dekadat në vazhdim, rreth 500 milion njerëz do të vuajnë nga mungesa e ujit të pastër dhe ushqimeve bio. Raporti i parë gjithëpërfshirës shkencor mbi ndikimin e klimës dhe ndryshimit mjedisor në rajonin e Mesdheut, përbëhet nga 80 shkencëtarë që punojnë që nga viti 2015. Koordinatori i projektit thekson se shumë njerëz po përballen me efektet e ngrohjes globale pa e vënë re. Ai paralajmëron se do të ketë valë nxehtësie më intensive, si dhe periudha më të shpeshta thatësire. Me këto të dhëna synohet që të sigurohet informacion i mjaftueshëm në lidhje me rreziqet që i kanosen pellgut të Mesdheut. Nëse nuk merren masa për uljen e gazrave serë, deri në vitin 2040 temperaturat do të arrijnë shifra rekord dhe situata do të jetë akoma më alarmante në fund të shekullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here