Mesha përkujtimore për Kacifas në Bularat, Shqipëria u refuzon hyrjen 9 grekëve

0
156

Gjashte muaj nga vrasja e minoritarit grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat po zhvillohet sot mesha përkujtimore.  Ndërkohë që në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga pala shqiptare u është refuzuar hyrja 9 grekëve.

Ata kanë deklaruar se vinin në Shqipëri për ceremoninë përkujtimore të Kacifas. 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht me argumentin se cënonin sigurinë publike, ndërsa 4 të tjerë për mosplotësim të kushteve për të hyrë në vendin tonë. Nderkohe nga burimet e fundit te Jugunews.net mesohet se numri i te refuzuarve ka shkuar ne 12.

Kostandin Kacifas u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në fund të tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja shënoi tensione diplomatike mes dy vendeve. Ceremonia mortore u shoqërua me incidente në nëntor të 2018, ndërsa Shqipëria shpalli “non grata” 52 ekstremiste greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here