Mësime dimri/ Nga Artan Fuga

0
430

—————–
Ky dimër mëse i zakonshëm, me pak të ftohtë dhe dëborë, si ata që kemi parë jo pak, veç të tjerash nxjerr dy mësime:

Mësimi i parë : Ne si shoqëri shqiptare na mungojnë dhe kushtet më elementare për jetesë. Ndaç e pranojmë ndaç nuk e pranojmë, kemi riardhur në pikën zero, pra atje ku fillon lufta për mbijetesë. Si njerëzit e shpellave, pra.

Temperaturat në dhomat e gjumit nga minus katër deri në plus tre gradë.
Uji ka ngrirë në tubacione.
Ngrohje nuk ka sepse mungon energjia elektrike.
Kalamajtë pa shkollë e kopshte.
Veturat e bllokuara nga dëbora e bukur dhe e bardhë që është e bekuar në dimër.
Nuk bëhet fjalë për kinemara, opera, muzera.

Nuk e di se cilit kombi i ndodh kjo në Europë veç nesh.

Pikaaaaaa!

Mësimi i dytë : Mirë i varfëri që e pëson, por e veçanta është se po e pësojnë edhe shtresat e mesme, edhe ata që kanë, edhe të kam-urit, se të pasur, sado që lëvdohen me milionat e eurove, te ne nuk ka. Ahuuuuu i pasuri, cfarë duhet të ketë që të jetë i pasur!

Po e pësojnë edhe të kam-urit.

Edhe fëmijët e tyre pa shkolla.
Edhe ata me rrugë të ngrira për veturat.
Edhe ata njësoj tubacionet e ngrira.
Edhe ata pa energji elektrike dhe drita.

Të paktën ta kuptojnë atë që nuk e kanë marrë vesh deri tani.

Ne na ka zënë kasollja brenda të gjithëve.

Mos gëzohen kur të varfëri nuk kanë dhe ata kanë. Sepse kjo shoqëri që ndërtohet pa solidaritet, një ditë i përmbledh të gjithë dhe i çon në dreq.

Lana e pisët është edhe për të varfërit edhe për të pasurit.
Grimcat kanceroze i hanë të varfërit, por ato penetrojnë edhe në zyra luksoze.
Tubacionet e amortizuara përcjellin të njejtat fekale pavarësisht statusit social të gjithkujt.
Gripi i jevgut të varfër, i shkon si mikrob edhe fëmijës të gaxhoit të k-amur.

E kuptuat mo të ka-mur?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here