Mësimet pas tërmetit, rrjeti sizmik është përmirësuar, por Eurocodet në ndërtim po zvarriten

0
64

Tërmeti i madh 26 nëntorit 2019 rriti ndërgjegjësimin për të shtuar vëmendjen rreth ngjarjeve sizmike dhe pasojave të tyre.about:blank

Që nga ajo kohë Instituti i Gjeo-shkencave ka përmirësuar rrjetin fizik në stacionet e matjes dhe rikuperimin e ngjarjeve më të vjetra sizmike, por nga ana tjetër nuk po përshpejtohen proceset që kanë të bëjnë me përfshirjen e standardit të Eurokodit në ndërtim në legjislacionin shqiptar.

Instituti i Gjeoshkencave zhvilloi në Tiranë një simpozium shkencor rajonal, ku u diskutua më së shumti për rezultate kërkimore pas tërmetit të Durrësit.

Ylber Muceku, Drejtor i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave në Tiranë referoi se tërmeti i fundit shkatërrues në Durrës në vitin 2019 u bë shkak për vendosjen e 10 stacioneve të reja matëse moderne që transmetojnë të dhëna në kohë reale.

Më instalimin e stacioneve të reja nisi procesi i rikuperimit të të dhënave të vjetra dhe ruajtjes së tyre në bazën e të dhënave.

Shkruaj nje koment