Mesjava sjell reshjet e shiut, por si do të jetë fundjava?

0
200

Mbetet i paqëndrueshëm moti, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore të vendit ku do të ketë shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes sjellin sërisht kryesisht kthjellime.

Sipas Meteoalb, paraditja e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri.

Në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore do të ketë vranësira të dukshme të cilat fuqizohen gradualisht duke sjellë shira të përkohshëm në Jug si edhe në zona të izoluara të Qendrës dhe Lindjes së territorit.

Dita e premte dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke bërë që minimalja dhe maksimalja në rang territory, të luhatet nga 7 – 28˚C.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here