“Mësonjtorja e parë shqipe” në Cremona të Italisë

0
64

Në Cremona të Italisë fëmijët do të mësojnë për herë të parë shqip! Lajmin e ka dhënë Komuniteti Shqiptar i qytetit verior, i cili me anë të një njoftimi rrëfen se emri i shkollës ku do të mësohet gjuha amtare do të jetë “Mësonjëtorja” dhe se sot u bë inaugurimi i saj në ambientet e shoqatës La citta dell’ umo”.

Ashtu sikurse “Mësonjëtorja” e parë shqipe në Korçë edhe ajo në Cremona kanë një qëllim, mësimi dhe shkrimi i gjuhës amtare për të mos humbur gjurmët e saj. E këtë herë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali do ta kenë këtë fat. Mesa duket në qytetin e vogël verior të Italisë, por me një histori të pasur e ku arti e kultura marrin një tjetër dimension ky lajm është pritur gëzueshëm, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga mikëpritësit italianë. Gazeta lokale e qytetit “La Provinca Di Cremona” i ka dedikuar një hapësirë mes faqeve të saj hapjes dhe inaugurimit të “Mësonjëtores” duke e cilësuar hapjen e shkollës si një rikthim të identitetit të humbur.

Shkruaj nje koment