Messi futet në histori, bëhet lojtari me më shumë trofe të fituar

0
133

Me suksesin e fundit te Interi Miami, Leo Messi është futur në histori të futbollit. Klubi amerikan fitoi Kupën e Ligën, me futbollistin argjentinas, që ishte protagonist në finale me një supergol të shënuar.

Ky trofe ishte i 44 në karrierë për Messin, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori të futbollit.

Në karrierën e tij 36-vjeçari ka fituar gjithashtu edhe 10 tituj të La Ligës, katër Champions League, shtatë Kupa Mbreti, tetë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa UEFA, Kupën e Botës, Finalissima, Kupa e Amerikës, një medalje Olimpike, një Kupë Botërore U20, dy tituj të Ligue 1 dhe një Kupë të Francës.

Shkruaj nje koment