Mësues e nxënës me Covid, mbyllet shkolla në Borsh

0
141

Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ka vendosur të mbylllë për 10 ditë shkollën “Qazim Pali” në Borsh. Shkak për këtë masë është bërë infektimi me koronavirus i 7 mësuesve dhe 6 nxënësve.

Kështu, nxënësit nga klasa e parë deri në të 12-ën do të qëndrojnë të paktën për 10 ditë në shtëpi. Më pas, në varësi të situatës do të merret një tjetër vendim. Shkolla e Borshit mësohet se ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here