Mësuesja nga Fieri: Koleget e mia qërojnë patate në lokalet e Jugut se nuk u del rroga

0
227

Kreu i PD, Sali Berisha është njohur me problemet e sistemit arsimor në vend dhe mësuesve gjatë viteve të fundit.

Një mësuese nga Fieri, Alkida Mehmeti tha se një problem madhor për ta është paga e ulët.

Gjatë takimit me Berishën, mësuesja tha se koleget e saj punojnë gjatë verës në lokale dhe restorantet e jugut, sepse rroga që marrin nuk u mjafton. 

“Kam 18 vite në arsim, vij nga Fieri, kam punuar 13 vjet në fshat dhe jam transferuar në qytetet si pasojë e mbylljes së shkollave. Do dëshiroja që sapo të vinit në pushtet, të ngrinit rrogat për mësuesit. Kam shumë kolege, zoti Berisha, që sot, tani që po flasim, janë nëpër lokalet e jugut që po qërojnë patate, janë sanitare. E them shumë sinqerisht.

Kanë marrë lokalet, hotelet e jugut duke punuar sepse i kanë fëmijët studentë, i kanë në kurse, i çojnë nëpër kopshte private dhe nuk ia dalin”, tha mësuesja. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here