Meta: ‘Mos devijoni nga 5 qershori’

0
148


Meta mesazhe politikës dhe i kthehet Ramës për DETIN: Presidenti s’ka qëndrime të trefishta, të forcojmë miqësinë me Greqinë
Presidenti Ilir Meta në një konferecë për shtyp ka folur për zgjedhjet por edhe për çështjen e detit e vizitën e kryeministrit Edi Rama së fundmi në Greqi.
Meta u ka bërë thirrje palëve politike që të qëndrojnë te marrëveshja e 5 qershorit dhe të mos devijojnë prej saj, për pretendimin e listave të hapura.
Ndërkaq lidhur me akuzat e Ramës ndaj tij për deklaratat mbi çështjen e detit, Meta ka theksuar se presidenti nuk mban qëndrime të 2 fishta dhe as të trefishta. “Ai mban vetëm një qëndrim që të zgjidhet sa më shpejt që kjo çështje të jetë një burim besimi mes dy popujve dhe dy vendeve dhe jo të minojë këtë marrëdhënie përmes ndryshimeve”. Në fund ka theksuar se për të miqësia me Greqinë ka rëndësi të veçantë dhe duhet të forcohet.
Pjesë nga fjala e Metës:
Meta:
Për zgjedhjet ka vetëm 1 gjë rëndësi. Zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ftoj të gjtihë aktorët politikë ti qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Të mos devijojnë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje. Të mos devijojnë gjoja për lista të hapura për devijim të marrëveshjes. Përshëndes opozitën që është 100% për lista të hapura.
Mazhoranca ska pse të pengojë forcat e tjera politike kudo qoshin ato. Grushti i popullit është më i fortë se grushti i shtetit.
Deti:
Ndërmjetësimi i një pale të tretë dhe çuarjen e çështjes në gjykatë ndërkombëtare.
Detyrat e secilës palë i ka përcaktuar gjyakata. Presidenti i ka bërë të gjitha detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Prej 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyratre në përmbushje të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi një përgjigje. Jemi të detyruar ashtu sikurse nga ana e presidentit kanë shkuar edhe kërkesa e informacione të tjra më parë pëtr këtë çështje që nuk kanë marrë përgjigje.
Presidneti ska luajtur dhe sdo të luajë asnjëherë për një çështje të tilla kur ka gtë bëjë dhe me Greqinë. Presidenti ësht ëi qartë dhe parimor, me të gjithë partnerët dhe institucionet.
Pavarësisht mistrrecllëqeve për të provokuar presidentin për këtë çështje qëndrimi im ka qenë i qrtë. Presidenti nuk mban qëndrime të 2 fishta dhe as të trefishta. Ai mban vetëm një qëndrim që të zgjidhet sa më shpejt që kjo çështje të jetë një burim besimi mes dy popujve dhe dy vendeve dhe jo të minojë këtë marrëdhënie përmes ndryshimeve.
Për mua miqësua me Greqinë në veçanti por edhe me fqinjët e tjerë është më rëndësi të mbrohet dhe të forcohe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here