Meta: Populli po humbet durimin ndaj grushtit të shtetit,do shpërndarjen e Parlamentit që sot

0
187

Kryeministri Edi Rama tha se presidenti i vendit, nuk mund të firmosë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit dhe në rast se bën Kuvendi nuk do ta njohë. Ndërkohë, kësaj deklarate të Ramës i është përgjigjur vetë presidenti. Meta tha se, mesazhi i tij ishte i qartë, populli po humbet durimin ndaj grushtit të shtetit. Meta tha se do të fillojë konsultimet me partitë politike, sepse sipas tij populli e do shpërndarjen e Parlamentit që sot.

“Tani unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot dhe kjo është normale. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë, që populli shqiptar po humbet durimin nga grushti i shtetit, i cili, nëse nuk e dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, pra për të ekzekutuar Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që kjo është përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do të filloj konsultimet me forcat politike sepse është e qartë se populli e priste shpërndarjen që sot. Unë e bëra të qartë që deri më 15 mars do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë. Nga sot ka nisur një pranverë kuqezi, në kuptimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kushtetutës. Jemi këtu sepse kemi luajtur me kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët të tallen me kushtetutën tonë.”, -tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here