Meta-Ramës: Pa respektuar 5 qershorin nuk ka çelje negociatash

0
151

Presidenti Ilir Meta, ka vijuar sërish përplasjen me kryeministrin, Edi Rama. Teksa poston një video në Facebook, nga fjala e mbajtur me 5 maj 2013, presidenti zbulon se pse bëri koalicion me Partinë Socialiste. Kreu i shtetit e etikton kryeministrin si “Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje””, ndërsa kërkon zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, si kusht për negociatat.

“Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro
Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro
Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here