Meta:Alarm shpopullimi i Shqipërisë,shkak kriza politike/Paketa anti-shpifje ,do e shikoj me vëmendje..

0
146

Presidenti Ilir Meta,ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur për atë që ai e quan tërmet i përditshëm. Në fjalën e tij Kreu i Shtetit komentoi dhe paketën anti-shpifje, ku tha se do e shikonte me shumë vëmendje dhe më pas do marrë një vendim.
“” Do ta shoh me vëmendje, pasi janë ndryshime të minutave të fundit, do të shikojmë për të zbardhur të gjitha aktet dhe relacionet përkatëse dhe përgjigja do të jetë në kohën e duhur, e argumentuar dhe transparente” , u shpreh ai. Më tej bëri thirrje që politika të reflektojë, pasi po largohet e gjithë popullsia për shkak të krizës poltike .
“Përveç pasojave të tërmetit, të cilat kërkojnë një angazhim të fortë për të përballuar të gjitha ato pasoja për qytetarët dhe bashkitë dhe për shtetin. Shqetësimi im i madh është një tërmet i përgjithshëm, për atë që unë e quaj shpopullim. Ka qenë tronditëse për mua që lexova statistikat e muajit nëntor, ku ishin shumë të larguar. Kjo rritje e të larguarve është shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Ballkanit. Të gjitha këto na bëjnë që të reflektojmë sa më shpejt dhe është produkt i konflikit sizoskfrenik dhe artificial. Politik të reflektojë e para dhe shqiptarët t’i thërrasin mendjes, sepse po humbasin atdheun e tyre. Shpresoj se ky tërmet të na ndihmojë të reflektojmë për një politikë të re dhe më të përgjegjshme ”, u shpreh Meta.
Një koment pati dhe për nismën e tij për mbrojtjen e Kushtetutës, ku tha se po e mbron çdo ditë. “ Unë kushtetutën e mbroj cdo ditë, besoj se dhe qytetarët e kanë kuptuar ,që çdo ditë të jenë në mbrojtje të Kushtetutës ”, tha Presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here