“Metamorfoza ” lihen ne burg 6 te arrestuarit

0
132

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.

Në burg u lanë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega , biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave.

Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

Në 26 banesa dhe ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat eksponentët e krimit monitoronin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Shkruaj nje koment