Metodat e Rilindjes /Aplikacion spiunimi edhe për qeset plastike

0
112

Sipas të dhënave nga Banka Botërore rreth 12% e mbetjeve në botë e zënë ato që gjenerohen nga plastika, ndërkohë që 450 vjet i duhet një shisheje plastike për tu dekompozuar. Sipas Bankës Botërore, deri në 2025 në ujërat e oqeaneve niveli i mbetjeve nga plastika do të kapi shifrën e 8 milionë tonëve dhe dëmi financiar në mjedis llogaritet të shkojë deri në 8 miliard dollarë në vit. Në raportin e Bankës Botërore, mes vendeve që gjenerojnë mbetje të konsiderueshme nga plastika renditet edhe Shqipëria, ndërkohë që deti Adriatik dhe Jon janë konsideruar si zona me ndotje të larta nga këto mbetje të cilat kryesisht vijnë nga qeset plastike dhe përdorimi i tyre pa kriter. Për këtë arsye, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që parashikojnë masa më të ashpra administrative (gjoba) për importuesit, prodhuesit dhe përdoruesit e qeseve plastike. Drafti që po diskutohet parashikon gjoba për qytetarët që do i përdorin deri në shumën 100 mijë lekë, ndërsa për importuesit, prodhuesit deri në shumën e 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë. Krahas draftit, ministria do të nxjerrë dhe një aplikacion ku çdo kush mund të denoncojë rastet e prodhimit, shpërndarjes apo përdorimit të qeseve plastike nga biznese dhe individë.

Shkruaj nje koment