‘Mezhgorani’ con ne pranga nje tjeter person

Gjirokastër.

Vijon operacioni “Mezhgorani”.

Ndalohet një shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”, Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialiat i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment