‘Mezhgorani’, të arrestuarit mes tyre Henri Çili njihen sot me masën e sigurisë

0
160

Kanë mbërritur para pak minutash në Gjykatën e Përmetit të arrestuarit e operacionit ‘Mezhgorani’ , i cili vuri në pranga shumë persona ,mes të cilëve është dhe botuesi Henri Çili, ku pritet që të njihen me masën e sigurisë nga kjo gjykatë.

Seanca gjyqësore pritet të zgjasë për shkak të numrit të madh të të arrestuarve . Në ambientet e jashtme të Gjykatës ndodhen dhe familjarët e tyre të cilët janë të shumtë. Mësohet se prokurori i çështjes është Asllan Barjami ndërsa gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani.

Ndër të tjera, i arrestuari me bujë pedagoku e botuesi Henri Çili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here