
Mbi 1000 të vdekur, mijëra të plagosur e dëme të pallogaritshme materiale: pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm jugun e Turqisë, pranë kufirit me Sirinë, janë shkatërrimtare.
912 llogariten jetët e humbura në pjesën turke, më shumë se 230 në atë siriane. Epiqendra e tërmetit ishte në 17.9 km thellësi, pranë qytetit turk të Gaziantepit, megjithatë miliona njerëz i ndjenë lëkundjet e tokës në mbarë Turqinë, në Liban, Izrael e Qipro, ndërsa në Itali u dha edhe alarmi për tsunami, i cili më pas u tërhoq.ADVERTISING
10 janë qytetet më të prekura të Turqisë, përfshirë Osmaniyen, Malatya, Sanliurfa, Adana e Diyarbakirin. Më të goditur në Siri janë provincat e Aleppos, Latakias, Hamas and Tartusit