Miliona njerëz pa energji elektrike, Ukraina akuza Rusisë për gjenocid

0
147

Ukraina ka akuzuar Rusinë për gjenocid pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, ku pjesa më e madhe e popullsisë kanë mbetur pa energji elektrike.

BBC raporton se sipas Ukrainës, sulmet ndaj objekteve që sigurojnë furnizimin me energji elektrike të banorëve, kategorizohen si gjenocid. Rusia mohon të ketë ndonjë qëllim të tillë.

Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të ftohtë, pas sulmeve të vazhdueshme ruse.

Përpjekjet po vazhdojnë për të rilidhur shtëpitë e ndërprera nga energjia elektrike. Zyrtarët thonë se Kherson tani është furnizuar plotësisht, pas rimarrjes së qytetit nga trupat ukrainase në fillim të këtij muaji.

Por njerëzit në 14 rajone dhe kryeqytetin Kiev mbeten nën kufizime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here