Minishengeni/ Kreu i opozitës maqedonase: Shqipëria s’është në kufi me Serbinë, s’e kam të qartë çfarë kërkojnë

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski ka folur, lidhur me minishengenin ballkanik. Ai ka deklaruar se Serbia e Shqipëria nuk kufizojnë me njëra-tjetrën dhe se nuk e ka të qartë qarkullimin e shpejtë të mallrave e pa pengesa mes dy shteteve.
“Nëse synohet që përmes “mini-schengenit” të zgjidhet problem politik i Kosovës është në rregull. Gjithçka tjetër është ofenduese. Mirëpo realisht – de jure mbase po, por de fakto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejtë e pa pengesa të mallrave, shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij “Mini Shengeni”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment