Ministri Ahmetaj refuzon Odise Koten drejtor të ISSH, Kosta Frango shumë afër emërimit

0
50

Karrikja e Spiro Dhjamantit në ISSH, ka futur në sherr socialistët e Gjirokastrës.

Topi është në fushën e deputetëve të PS së Qarkut të Gjirokastrës të cilët janë të ndarë përsa i përket përzgjedhjes së emrit të ri të kreut të kësaj drejtorie jo pak të rëndësishme.

Deri para pak ditësh, përflitej mjaft emri i Odise Kotes në krye të kësaj drejtorie, por zhvillimet e fundit, kanë nxjerrë në plan të parë Kosta Frangon, si kandidat potencial për të qenë kreu i ri i kësaj drejtorie.

Kjo dhe për faktin se Frango është ekonomist dhe financier me përvojë dhe vec kësaj edhe ish pjesë e administratës së kësaj drejtorie para disa vitesh.

Ministri Ahmetaj, ka refuzuar vazhdimisht firmosjen e Kotes për tek kjo drejtori kjo dhe për faktin e mungesës së formimit profesional të tij pasi ky pozicion kërkon ekonomist dhe minimalisht jurist, cka Kote nuk është as ekonomist dhe as jurist.

Ndërsa deputetët e Gjirokastrës Cuci e Golemi këmbëngulin që Odise Kote të jetë drejtor tek ISSH,nga ana tjetër zv ministrja e Punëve të Jashtme dhe ish kandidate për deputete në Dropull Artemisa Dralo dhe ministri Ahmetaj duke marrë edhe mbështetjen e kreut të qeverisë Rama, gjykojnë që në ISSH, të shkojë një profesionist i formatit Frango, ndërsa hapësirat e Odise Kotes për të qenë drejtor në një prej institucioneve vendore, po ngushtohen përditë.

Shkruaj nje koment