
Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, pasi ata vijnë nga një vend “demostrueshëm i sigurt”, ka thënë Ministri i Emigracionit në Britaninë e Madhe.
Robert Jenrick tha se individë të tillë duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil” pasi ai paralajmëroi se nivelet aktuale të migrimit në Mbretërinë e Bashkuara ishin “të paqëndrueshme”.
Komentet e tij erdhën pasi Ministria e Brendshme nuk pranoi të komentojë një raport në The Sunday Times se ministrat po punojnë për legjislacionin që mund të ndalojë azilkërkuesit që hyjnë në rrugë të paligjshme të vendosen ndonjëherë në MB.