Ministri gjerman: Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor, ka forca të interesuara për rajonin

Nëse Bashkimi Evropian lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të mbushin atë vakum, ka deklaruar ministri gjerman për Evropën Michael Roth.
Ky i fundit shton se nëse BE nuk e mban fjalën, kjo do të çojë në krijimin e forcave të reja që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian.
Ai ka shprehur zhgënjim që nuk ka progres në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë me BE-në në gjashtë muajt e kaluar.
“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pikëpyetje nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë”, ka deklaruar Roth në një intervistë për Handelsblat.
Handelsblat ka shtuar se forcat si Rusia, Kina dhe Turqia janë të interesuara për rajonin.
Roth tha se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh.
“Kjo është tragjedi për vendet e Ballkanit. BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të godasim mbi supe. Në fund, ai është depërtim i Evropës në konkurrencën sistemore me forcat autoritare që do të ankorohen në mes të Evropës” , ka shtuar ai.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment