Ministri i Brendshëm i Kosovës kërcënohet me jetë

0
53

Është kërcënuar me jetë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla,  pasi njoftimi për zbulimin e një sasie të madhe armatimi në Zveçan.

“Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe,” shkruante ndër të tjera Zveçla në postim.

Ndërkohë një organizatë  e ka kërcënuar hapur Sveçlën duke i komentuar në këtë postim në Facebook se:

“Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet.”

Sipas KosovaPress, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Shkruaj nje koment